GJYKATA E APELIT SHKODER “LIRON” ISH-DEPUTETIN SPAHIA, “DETYRIM PARAQITJE” MASA E RE

Gjykata e Apelit të Shkodrës ka ndryshuar masën e sigurisë për ish deputetin Bardh Spahia nga “arrest shtëpie” në “Detyrim paraqitje”. Më herët Gjykata e Shkallës e Parë Shkodër e kishte lënë Spahinë në ‘arrest shtëpie’ për djegin e KQZ në Vaun e Dejës.

Trupa gjykuese e Apelit e cilësoi të paligjshëm arrestimin e ish – deputetit, duke kërkuar që ai të paraqitet në polici vetëm të hënën e parë dhe të tretë të muajit.

Seanca nisi paradite por u shty me disa orë për shkak se policia nuk bëri shoqërimin e tij në gjykatë. Në seancë u paraqit vetëm dy avokatët, mes tyre Ivi Kaso. Ata kishin prokurë nga familjarët për përfaqësimin e tij në gjykatë.

Por gjykata pas kontakteve me drejtorinë e policisë së Tiranës bëri të mundur edhe paraqitjen e Spahisë. Spahia akuzohet për “Kundërshtim që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik, me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit”.

Lexoni dhe kete

GJYKATA LIRON INSPEKTORET E BASHKISE SHKODER

Gjykata e Shkodres liroi me garanci pasurore dy inspektoret e bashkise se Shkodres qe u …