GJYKATA E KRIMEVE TE RENDA, ARREST ME BURG PER BEQIR XHILAJ

“Po treguat se e kam vrarë, ju vrasë të dyve”, mësohet të ketë qenë ky kërcënimi që kishtë bërë 74 vjeçari Beqir Xhilaj ndaj dy djemve të tij, djalit nga martesa e parë dhe djalit të viktimës Lumurije Xhilaj pasi ata kanë parë skenën e krimit. Mësohet se dy djemt  ti kenë thënë  “se cfare ndodhi”, ai mësohet ti ketë kërcënuar se do I vriste nëse ata nuk do e ndihmonin në polici duke thënë se 45 vjeçarja Lumturije Xhilaj eshte vetevrare.

Ai  ka dalë para togave të zeza në gjykatën e krimeve të rënda ku I është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Gjykata pranoi kerkesen e prokurorise per te lene ne masen e sigurise burg pa afat te moshuarin, i cili ka dhene deshmi kontradiktore ne lidhje me vdekjen e bashkeshortes se tij te katert, Lumturi Xhilaj. Fillimisht i moshuari ka deklaruar per grupin hetimor se gruaja e tij 45 vjecare ishte vetevrare, por kjo piste duket e pabesueshme per hetuesit, te cilet dyshojne se autor i vrasjes se 45 vjecares eshte bashkeshorti i saj 29 vjet me i madh ne moshe

. Edhe ne séancen e mases se sigurise Beqir Xhilaj ka mohuar qe te kete qelluar mbi bashkeshorten e tij, duke deklaruar se ajo eshte vetevrare me ciften e tij. I moshuari pretendon se nuk mund te perdorte armen per shkak se i mungon njera dore.

Lexoni dhe kete

NGJARJE E RENDE NE DAJÇ TE SHKODRES, JA ÇFARE U NDODHI 3 PERSONAVE NGA RRUFEJA

Një grua ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë …