GJYKATA E KURBINIT LE NE BURG DY MJEKET

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg pa afat dy mjekët e arrestuar për moskallëzim krimi, pasi operuan në fshehtësi Eduart Lamajn, autorin e dyshuar për vrasjen e dy biznesmeneve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ngjarje e ndodhur me 30-maj në ambjentet e një hoteli në Kurbin. Në seancen e zhvilluar me dyer të mbyllura, referuar provave te paraqitura gjykata ka pranuar kërkesen e prokurorisë, duke vendosur masën e sigurisë “arrest ne burg” për mjeket Viktor Marku dhe Besim Lama, me akuzen “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Në përfundim të seances gjyqësore avokati i mjekut Besim Lama u shpreh se klienti i tij është telefonuar nga nje nje person dhe e ka referuar si një pacient të zakonshem tek mjeku Viktor Marku.

Ndërsa avokati i mjekut Viktor Marku tha se kienti i tij thjeshtë ka kryer detyren e vet fuksionale, duke shpëtur një jetë njerëzore pa patur dijeni se kush ishte përsoni në fjalë.

Mjeku kirurg Besim Lama 46-vjeç dhe ortopedi Viktor Marku 42 vjeç u prangosen të merkuren nga policia, pasi kishin mjekuar ilegalisht në një klinikë private Eduart Lamajn i cili mbeti i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit në ngjarjen e mbrëmjes së 30-majit në Kurbin.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET I DYSHUARI I ATENTATIT NË VUKATANË

Policia e Shkodrës dhe grupi hetimor kanë arritur të zbardhin ngjarjen e së hënës ku …