Monday , 18 January 2021

GJYKATA E KURBINIT LE NE BURG ILIR XHEPAJN

Gjykata e Kurbinit vendosi masen e sigurisë “Arrest në burg” pa afat për Ilir Xhepajn, i arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Kodër Kamëz si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergi ngjarje e ndodhur me 30-maj brenda ambjenteve të një hoteli në Kurbin.

Në seancen gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura për caktimin e mases së sigurisë, 33-vjeçari mesohet se ka mohur përfshirjen e tij në këtë ngjarje. Por pavarësisht pretendihmeve të tij në bazë të provave të paraqitura nga prokuroria, Gjykata e Kurbinit e cilësoi të ligjshem arrestimin e tij, duke e lënë në burg pa afat.

Ilir Xhepaj dyshohet se ka qenë pjesë e skuadrës, prej 4 personash të veshur si policë, që ekzekutuan me 20 plumba, Bujar Hasanin (Lika) dhe Paulin Gjergjin (Markaj). Gjithashtu me 15-maj 2020 liri Xhepaj, ka plagosur me armë zjarri Zef Markun, ngjarje e ndodhur në lagjen nr 4 të qytetit të Laçit dhe ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë për veprat penale “Vrasjes me paramendim” dhe “Armbajtja pa leje”.

Por edhe pse ishte në kërkim Xhepaj vijuar lëvizjen në në zonën e Kurbinit, duke u implikuar në një ngjarje akoma dhe më të rëndë, atë të vrasjes së biznesmeneve, Paulin Gjergjit dhe Bujar Hasanit.

Lexoni dhe kete

PLAGOSET ME ARME ZJARRI 45-VJEÇARI NE MILOT

Një përson mbeti i plagosur me armë zjarri në Milot të Kurbinit. Ngjarja ndodhi mesditen …