GJYKATA E LEZHES LE NE BURG 4 PUNONJESIT E OSHEE

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 4 punonjesit e OSHEE të arrestuar 3 ditë më parë për shperdorim detyre, pasi kanë lejuar një subjekt privat të vidhte energji elektrike. Seanca për rivlersimin e mases së sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth 2 orë. Nëpermjet avokatëve të tyre 4 të ndaluarit kërkuan që të hetohet në gjendje të lire, por kjo nuk u pranua togat e zeza.

Organi i akuzes kërkoi që 4 të ndaluarit të qëndrojnë në burg, pasi ka prova të mjaftueshme që i implikon në çështjen për të cilen akuzohen. Kjo u pranua dhe nga gjyqtari i çështjes i cili la të njejten masë sigurie për të ndaluarit. Po ashtu edhe pronari i hotelit që dyshohet se vidhte energji elektrike është lënë në mases e sigurisë arrest shtëpie. Nga hetimet rezulton se punonjësit e kompanisë OSHEE, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë lejuar vjedhjen e energjisë elektrike nga një subjekt privat në Shëngjin.

Hetimet për këtë çështje nisen disa muaj më parë, duke çuar më pas në prangosjen e tyre.4 punonjesit e OSHEE pritet të apelojnë vendimin në Gjykaten e Apelit në Shkoder për të kërkuar masë më të zbutur ndaj tyre.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NJE 30-VJEÇAR NGA POLICIA E SHKODRES

Policia e Shkodrws vijon punwn për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. …