Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

GJYKATA LE NE BURG HAJDUTET E BAGETIVE

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg dy përsonat e arrestuar pak ditë më parë për vjedhjen e bagëtive të trasha në Lezhë dhe Shijak. Angjelin Nokaj dhe Mentor Loka do të qëndrojnë në burg pa afat deri në përfundim të hetimeve, pasi në bazë të provave të paraqitura nga prokuroria Gjykata e vlersoi të ligjshem arrestimin e tyre. Nokaj akuzohet për vepren penale të “vjedhjes”, ndërsa Noka për vepren penale “Përvetesim i parave ose mallrave që rrjedhin vepra penale ose veprimtarie kriminale”.

Gjatë caktimin të mases së sigurisë nëpërmjet avokateve të tyre dy të ndaluarit nuk i kanë pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre, duke deklaruar se nuk kanë lidhje me këtë çështje. Angjelin Nokaj dhe Mentor Loka u arrestuan në kuader të operacionit “Kasapi”, pasi dyshohet se në harkun kohor prill – korrik 2019 kanë vjedhur 11 krere bagëti të trasha, vjedhje këto të dokumentuara në mënyre ligjore nga ana e policisë së Lezhës.

Lexoni dhe kete

DHUNUAN POLICET E BASHKISE, GJYKATA LE NE BURG VELLEZERIT

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg dy vëllezërit nga Shengjini, të cilet tre ditë …