GJYKATA LE NE BURG LEK FRROKUN

Gjykata e Lezhës ka vendosur që të lerë në masën e sigurisw ‘arrest me burg’ Lek Frrokun, të arrestuar dy ditë ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit. 47-vjeçari akuzohet si organizatori i skemës së tjetërsimit të pronave në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin për të cilën janë vënë nën akuzë dhe 22 përsona të tjerë mes të cilëve dhe zyrtar lokal të Lezhës.

Frroku u paraqit në gjykatë për rivlersim të mases së sigurisë sëbashku me ish specialisten e kadastres në Bashkinë Lezhë Juxhina Mema.Për këtë të fundit gjykata vendosi që të vijojë të qëndroje me masen e sigurisë “arrest shtëpie”.

Nga 13 personat që u arrestuan fillimisht për tjetersimin e pronave në Shëngjin, vetëm 3 janë lënë në burg, pasi të tjerët janë në arrest shtëpie, ndërsa 10 të tjere janë në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT NE AKSIN RRUGOR LEZHE-SHENGJIN

Tre përsona mbeten të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve dhe një motorri në aksin …