Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Mikel (Gjovalin) Aline i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Eri Zefit, ngjarje e ndodhur në Zall Xhuxhë të Mirditës me 2 tetor të këtij viti. Gjatë seances gjyqësore për rivlersimin e mases së sigurisë e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura, Alia nuk ka folur asnjë fjalë, por ka qenë avokati i tij i cili ka kërkuar që klienti i tij të hetohet në gjendje të lire me argumentin se nuk ka lidhje me vrasjen e Eri Zefit.
Ndërsa në lidhje me ngjarjen ai ka thënë se do të flasin gjatë fazes së hetimeve. Por duke ju referuar provave dhe fakteve të paraqitura nga prokurori i çështjes Erjon Shehaj, gjyqtari Artan Hajredinaj vendosi që mos ta ndryshoje masen e sigurisë të dhënë në mungese arrest me burg për Mikel (Gjovalin) Aline.
Nga hetimet rezulton se përsoni në fjalë i cili ka qenë shok i ngushte me Eri Zefin ka luajtur në rol të rëndësishem në ekzekutimin e 34-vjeçarit, pasi e ka nxjerrë në pritë tek hasimit për ta ekzekutuar. Alia u vetëdorezua në policinë e Lezhës mëngjesin e së martes, pasi qëndroi disa ditë në arrati.
