Breaking News

GJYKATA LE NE BURG PER 40 DITE, 42- VJEÇARIN E KERKUAR NE ITALI

Gjykata e Shkodres ka caktuar masen e sigurisë “Arrest ne Burg “ me afat 40 dite, për 42 vjecarin Edmond Çomo i shpallur ne kerkim nderkombetar nga autoritetet e drejtesise se shtetit te italise pasi ndaj tij gjykata e Leçes në Itali ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Gjykatësi i cështjes Hasan Selimi e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e 42 vjecarit Çomo si dhe ka caktuar masen e sigurise arrest me burg. Vendimi i shkalles se pare do ti përcillet Ministrise se Drejtesise me qëllim respektimin e afateve proceduriale mbi ekstradimin e 42 vjecarit. Nga ana tjetër avokati mbrojtës Ardian Vishaj ka theksuar se ngjarja për të cilën kërkohet ekstradimi është minimale, prandaj duhet refuzuar.

Operacioni i arrestimit të 42 vjecarit nga Kopliku i Malësisë së Madhe ishte kryer në fshehtësi të plotë përpara 1 jave, nga seksioni i krimeve pranë komisariatit të Shkodres nga frika e dekonspirimit të operacionit. Arrestimi Çomajt është bërë në kryeqytet në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NE PIKEN KUFITARE HANI – HOTIT NJE 32-VJEÇAR

Një 32 vjecar ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të kaloi ilegalisht …