GJYKATA LIRON INSPEKTORET E BASHKISE SHKODER

Gjykata e Shkodres liroi me garanci pasurore dy inspektoret e bashkise se Shkodres qe u arrestuan dy dite me pare nga policia. Inspektoret e Drejtorise se te Ardhurave ne Bashkine Shkoder Bledar Pori, 32 vjeç Isa Mandia, 63 vjeç i kane mohuar akuzat, ku permes avokatit te tyre e cilesuan t epaligjshem arrestimin. Prokuroria kerkoi arrestimin e tyre nderkohe qe Gjykatesi Hasan Selimi vendosi lirimin e te ndaluarve kundrejt garancise pasurore. Inspektoret e Taksave ne Bashki, akuzohen per korrupsion pasiv duke falsifikuar dokumentet ne kembim te marrjes se ryshfetit ne nje hotel ne plazhin e Velipojes.

Sipas akuzes, ata kane favorizuar pronarin e nje hoteli ne Velipoje, per fshehje te te ardhurave, nderkohe qe vete pronari P. A., 36 vjeç po hetohet ne gjendje te lire. Inspektoret e kane favorizuar te mos deklaroje numrin e sakte te dhomave te ketij hoteli me qellim mospagimin e takses reale qe perfiton Bashkia Shkoder. Akuzke kjo qe eshte mohuar nga dy te akuzuarit, si dhe nga avokati mbrojtes. Ne seancen Gjyqesore ata kane deklaruar se e gjitha eshte nje trillim dhe se ne kryerjen e detyres se tyre nuk kane favorizuar biznesin ne fjale per te ulur numrin e dhomave qe do taksohen.

Mbrojtja ka hedhur poshte akuzat e prokuorise, pasi sipas saj ne asnje moment nuk vetetohet akuza e ngritur ndaj dy te akuzuarve. Pasi nuk vertetohet kryerja e procedures se taksimit ndaj subjektit ne fjale. Per te njejten akuze eshte shpallur ne kerkim Denis Hoxha 32 vjeç.

Lexoni dhe kete

PISTAT E HETIMIT PËR ATENTATIN NDAJ ARMANDO GJINIT

Hetuesit kanë përcaktuar tre pistat e para për atentatin ndaj Armando Gjinit të hënën në …