GJYQI NDAJ RINARD (FREDERIK) TATA

Rinard  (Frederik) Tata I cili u arrestua nga policia në kuadër të operacionit “Balerina” dhe akuzohet për shfrytëzim prostitucioni ka kërkuar ndrsyhimin e masës së sigurisë, pasi sipas mbrojtjes gjykata dhe prokuroria nuk kanë prova për të dyshuarin. Gjykatësja e cështjes Izabela Radovani ka dhënë dorëheqjen nga gjyaktësja e cështjes e për pasoj shtetasi Rinard ( Frederik) Tata mbetet në burg deri në caktimin e një gjykatësi tjetër rreth cështjes. Familjarët të Frederik Totës akuzojnë prokurorinë dhe gjykatën të cilët sipas tyre nuk lejojn pjesëmarrjen në seancat gjyqësore si dhe vizita ndaj familjarit të tyre.

Ai shprehet se nuk ka asnjë provë ndaj akuzës që është ngritur ndaj vëllait dhe personave tjerë. Vilhelm Tata shprehet se ata nuk lejohen të shkojn në shtëpinë e tyre pasi ajo ndodhet e bllokuar nga prokuroria.

Rinard ( Frederik) Tata është arrestuar nga policia e Shkodrës dhe prokuroria me 18 nëntor të këtij viti së bashku edhe 6 shtetas tjerë 5 prej të cilave femra. Ndaj tij prokuroria ka ngritur akuzen “Prostitucioni, Shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambjenteve për prostitucion dhe pastrim produktesh të veprës penale”.

Lexoni dhe kete

BLLOKIMI I VARKAVE PER TURISTET

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se pas inspektimeve dhe verifikimeve të mjeteve ujore që bëjnë …