Monday , 11 November 2019
Breaking News

GJYQI PËR TË ARRESTUARIT E OPERACIONIT “PREKALORI”

Gjykatësja Irida Kacerja pasi ka dëgjuar pretendimet e prokurorisë dhe të mbrojtjës ka vendosur lënien pranimin e kërkesës së prokurorisë për tre të arrestuarit Z.K. , G.M. dhe K. M. , atë të arrestit me burg. Ndërsa ndaj shtetasve E. H. dhe Xh. D. masen e sigurisë detyrim paraqitje. Këto 5 shtetas u arrestuan në kuadër të operacionit “Prekalori” dhe akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Në séance gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura të akuzuarit nuk kanë folur ndërsa kanë pranuar të mbrohen nga avokatët mbrojtës. Z. K. dhe G. M.

Sipas mbrojtjes kanë mohuar të kenë lidhje me këtë ngjarje dhe se është kërkuar ndryshim I masës së sigurisë nga arrest me burg në një masë tjetër më të lehtë, cka është refuzuar nga gjykata, e cila e bazuar në faktet dhe provat e prokuororisë të cilat kanë rreth 3 muaj që kmabjë në vëzhgim këta dy shtetas kanë arritur të arrestojnë në kushtet e flagrances së bashku me 205 kg lëndë narkotike që kishte destinacion Malin e Zi. Nga ana tjetër për shtetasin K.M. avokati mbrojtës Anton Kosteri ka kërkuar lirimin e tij, ose caktimin e një mase tjetër deri në përfundim të hetimeve, pasi shtetasi K.M është arrestuar për mos kallzim krimi, dhe se sipas të fakteve të paraqitura nga prokuroria nuk ka asnje lidhje me akuzen që ngrihet ndaj tij atë të pjestarit të grupit kriminal.

Gjykatesja e ceshtjes Irida Kacerja ka kundërshtuar pretendimet e mbrojtjes dhe ka caktuar masen e sigurise Arrest me burg për shtetasin K.M, ndërsa ndaj shtetase E.H. dhe Xh. D.masen detyrim paraqitje, të cilët sipas avokatëve mbrojtjes pervec shoqerimit me njeri tjetrin dhe pjestaret tjere te akuzuar nuk kanë asnjë lidhje me vepren penale që akuzohen, cka edhe nuk vertetohet nga prokuroria. Ata kane kerkuar lirimin e tyre ndersa gjykata ka vendosur masen e sigurise detyrim paraqitje. Arrestimi I tyre eshte bere me date 3 korrik ne zonen e Malesise se Madhe ndersa eshte sekuestruar ne cilesine e proves materjale 205 kg lende narkotike qe po transportohej me nje furgon ne pronesi te shtetasit Z.K. dhe ne prani te shtetasit G.M. , 4 automjete dhe 5 telefona celular.

Lexoni dhe kete

PLAGOSEN 27-VJEÇARIN, ARRESTOHEN DY TE RINJ

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy autoret e dyshuar të plagosjes së 27-vjeçarit …