GJYQI PER VRASJEN E SUELA SULA

Ne Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar séance gjyqësore e radhës ku kësaj radhe I akuzuar si egzekutor I Suela Sulës ngjarje e ndodhur në prill të 2016-es është Fatjon Karmeshtna. Prokuroria e Krimeve të rënda në séancen gjyqësore të zhvilluar në Tiranë ka paraqitur provat të cilat e implikojnë shtetasin Fatjon Karmeshtna si personin që ka kryer vrasjen. Gjatë seancës gjyqësore janë paraqitur si prova nga ana e prokurorisë regjistrimet telefonike mes shtetasit Sadetin Sula dhe Fatjon Karmeshnta.

Ku në këto regjistrime audio  dalin lidhjet mes pronarit të mobilerisë Sadetin Sula dhe punonjësit Fatjon Karmeshtna. Suela Sula,  38 vjeçarja nëna e tre fëmijëve u gjet e mbytur në banjon e mobilerisë e cila ishte në bashkëpronësi me bashkëshortin e saj, Sadetin Sula.  Një vit më pas më 7 prill 2017, i pandehuri Sadetin Sula u akuzua për kryerjen e krimit të vrasjes me dashje, për shkak të marrëdhënieve familjare, për motive xhelozie, në dëm të bashkëshortes së tij viktimës Suela Sula.

Analiza e ADN-se zbuloi se ekzekutori material i krimit është Fatjon Karmeshta, punëtor në mobilieri por dhe njeriu me të cilin Sadetini kishte raporte të ngushta. Më 22 janar 2018 u arrestua Fatjon Karmeshtna. Deri më tani shtetasi Fatjon Karmeshnta nuk ka pranuar të flas në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij. Ndërsa në seancën e parë gjyësore mësohet se të ketë thënë do flas në një rast tjetër.

Lexoni dhe kete

TJETERSIMI I PRONAVE, LIROHET NENKRYETARI I BASHKISE LEZHE

Gjykata e Lezhës vendosi ndryshimin e mases së sigurisë për Nën Kryetarin e Bashkisë Lezhë …