Friday , 15 December 2017

GJYQI I PLAGOSJES NE UNAZEN LINDORE

Arrest me burg ka dhënë masen e sigurisë Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për Dedë Gurin 60 vjecarin I cili është autori I plagosjes së 33 vjecarit Fatmir Zyla ngjarje e ndodhur në Unazen Lindore të Qytetit të Shkodrës mbrëmjen e 3 gushtit. Nga sa mësohet autori Dedë Guri ka pranuar autoriësinë e plagosjes para gjykatës dhe mësohet se është shprehur se nuk ka pasur qëllim vrasjen e tij dhe se cdo gjë e ka bërë në vetëmbrojtje. Ndërsa nga ana tjetër ka kërkuar përmes avokatit mbrojtës që masa e sigurisë arrest me burg e kërkuar nga prokuroria të zëvëndësohet me arrest shtëpie. Cka është refuzuar nga gjyaka e cila ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 60 vjecarin Dedë Guri.

Gjithashtu është zhvilluar edhe gjyqi ndaj të plagosurit Fatmir Zyla, séanca gjyqësore u zhvillua ne Spitalin e Shkodrës ku I dëmtuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve për shkak të plagëve të marra dhe ndërhyrjes kururgjikale që ka pasur. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg me afat 22 ditë për 33 vjecarin I cili nga prokuroria akuzohet për armëmbatjte pa leje dhe kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike. Akuza këto që janë mohuar nga 33 vjecari, I cili është shprehur se konflikti mes tij dhe Dedë Gurit ka nisur për shkak të faturës së dritave. Nga ana tjetër vjehrra e të plagosurit Fatmir Zyla, 62 vjecarja Mire Legjeja, para gjykatës është shprehur se arma e gjtur është e saj si dhe lënda narkotike. Madje ajo mësohet të ketë thënë se armën e ka mbajtur në shtëpi pasi jeton e vetme për vetëmbrojtje, ndërsa lëndën narkotike e ka kultivuar vetë dhe e ka përpunuar me qëllim shitjen e saj. Gjykata ka vendosur nga 62 vjecares masën e sigurisë arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike.

Konflikti mes Dedë Gurit dhe Fatmir Zylës mësohet të ketë nisur për shkak të faturave të pa shlyera nga 33 vjecari. I cili kishte me qëra një local në Unazën lindore të Shkodrës pronë e shtetasit Dedë Gurit, ky konflik për shkak se 60 vjecari ka kërkuar shlyerjen e detyrimeve, por 33 vjecari ka refuzuar për shkak të pretendimit se shtëpia e cila ndodhet mbrapa lokalit pronë e 60 vjecarit është furnizuar me energji elektrike. Në momentin e plagosjes së 33 vjecarit, mësohet të ketë qenë vjehrra e tij e cila të ketë nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë për të qëlluar ndaj Dedë Gurit, por mësohet se arma nuk ka shkrepur.  Dedë Guri mësohet të ketë qenë I arrestuar nga  policia nën akuzen e vjedhjes së energjisë elektrike në vitin 2013-të.

Lexoni dhe kete

TRAFIKONIN 45 KG MARIJUANË, NË PRANGA DY SHQIPTARË

Policia italiane ka arrestuar në flagrancë 3 persona, dy shqiptarë e një italian, me akuzën …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin