“GJYQTARĖT DHE PROKURORĖT E KORRUPTUAR TĖ LARGOHEN NGA SISTEMI”

Reforma nė drejtėsi ėshtė kusht pėr hapjen e negociatave tė BE- sė me Shqipėrinė, Ka qėnė kjo deklarata e ambasadores sė Ēekisė nė vendin tonė Bronislava Tomasova gjatė konsultimit publik tė projektit tė ndryshimeve kushtetuese nė qytetin e Shkodres. Sipas diplomates ceke, gjyqtarėt dhe prokurorėt e korruptuar do tė duhet tė largohen nga sistemi. “Reformimi i sistemit tė drejtėsisė ėshtė kusht kryesor pėr hapjen e negociatave BE-sė me Shqipėrinė. E megjithatė, qėllimi nė vetvete i kėsaj reforme nuk ėshtė pėrmbushja e kushtit tė BE-sė pėr dhėnien e njė tjetėr ēmimi Shqipėrisė nė rrugėn e saj tė integrimit nė BE. Qėllimi ėshtė themelimi i njė sistemi funksional tė gjyqėsorit, ku ndėrhyrjet politike apo tė tjera nuk do tė jenė tė mundura. Qėllimi ėshtė themelimi i njė sistemi nė tė cilin prokurorėt dhe gjyqtarėt joefikasė, joprofesionistė dhe tė korruptuar nuk do tė lejohen tė punojnė mė. Qėllimi ėshtė qė qytetarėt shqiptarė dhe investitorėt e huaj tė fitojnė besimin ndaj sistemit tė drejtėsisė, sepse drejtėsia fillon tė luajė kuptimin e saj tė vėrtetė nė Shqipėri.”

Sipas ambasadores ceke ky proces duhet tė nisė sa mė parė pasi vendi po humb kohė dhe para: “Por ekziston nevoja qė ky proces tė fillojė – sa mė shpejt tė jetė e mundur. Tashmė dje ishte vonė pėr kėtė arritje, pasi vendi ėshtė duke humbur shumė para dhe shumė mundėsi tė mira nė formėn e investimeve tė reja pėr shkak tė sistemit jofunksional tė drejtėsisė. Kjo me siguri ėshtė edhe njė nga arsyet   se pse tė rinjtė shqiptarė shprehin mendimin pėr tė jetuar mė mirė diku tjetėr sesa nė vendin e tyre sic tregojnė edhe sondazhet e fundit. Vetėm me njė prokurori dhe gjykata funksionale, ėshtė i mundur forcimi i kuptimit tė drejtėsisė, sundimit tė ligjit dhe qasjes sė bazuar nė meritė nė sjelljen e pėrditshme tė njerėzve.”

Tomasova vlerėsoi angazhimin e shumicės dhe opozitės nė hartimin e propozimeve pėr reformėn nė drejtėsi. “Kam vlerėsuar shumė angazhimin aktiv tė shumicės dhe tė opozitės nė hartimin e propozimeve pėr reformėn. Unė jam e vetėdijshme se partitė politike nuk ndajnė pikėpamje tė njėjta nė lidhje disa elemente tė reformės, por unė shpresoj se opinioni i lėshuar nga Komisioni i Venecias sė bashku me konsultimet aktuale do tė krijojnė njė bazė solide pėr kompromis. Ėshtė e qartė se pa reformėn nė drejtėsi nuk do tė ketė progres tė mėtejshėm nė integrimin nė BE tė Shqipėrisė.” Deklaratat e ambasadores erdhen gjatė takimit me ekspertė tė gjyqėsorit nė Shkoder nė lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe reformėn nė drejtėsi.

 

Lexoni dhe kete

SHEMBJA E TEATRIT, REAGON EDHE PD SHKODƋR

PĆ«r shembjen e teatrit kombĆ«tar ka reaguar edhe Partia Demokratike dega ShkodĆ«r. NĆ« njĆ« njoftim …