Monday , 25 September 2017

GJYREZI: VLLAZNIA I KA TË SIGURTA FINANCAT PËR SEZONIN E RI

Vllaznia është gati për nisjen e kampionatit dhe në të, do të tentojë të bëjë një paraqitje sa më të mirë. Kjo është deklarata e bërë në konferencën e sotme për shtyp nga ana e administratorit të klubit Astrit Gjyrezi. Ai ndër të tjera, ka siguruar se nga ana financiare klubi është i sigurtë sepse ka mbështetjen e Bashkisë dhe të Këshillit Bashkiak.

Sakaq, administratori Gjyrezi është pyetur edhe në lidhje me çështjen e trajnerit të portierëve Avenir Dani dhe ai ka bërë të ditur se marëdhënia me të është ndërprerë.

Për momentin, me portierët është duke u marrë trajneri i Akademisë Ideal Lekiqi ndërsa nga dita e hënë do të ketë një vendimmarrje se kush do të jetë trajneri i portierëve të Vllaznisë për vazhdimin e sezonit.

Lexoni dhe kete

“VLLAZNIA B” BARAZON 1-1 NË PUKË NDAJ TËRBUNIT

Në barazim 1-1 është mbyllur ndeshja e pasdites të së shtunës në mes Tërbunit dhe …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin