GJYSMA E EKIPEVE TË BASKETBOLLIT DUAN NDËRPRERJEN E KAMPIONATIT

Tre nga gjashtë ekipet pjesmarrëse në Superligën e basketbollit të meshkujve janë shprehur “pro” idesë për ndërprerjen përfundimtare të kampionatit. Një vendim të tillë ata ia kanë bërë prezent edhe drejtuesve të lartë të Federatës në mbledhjen e zhvilluar online pasditen e së premtes. Në këtë mbledhje, sipas komunikatës së shpërndarë nga vetë institucioni i basketbollit shqiptar, është diskutuar për gjendjen e lojtarësh, për lojtarët e larguar nga Shqipëria, të cilët në fakt përbëjnë një pjesë të mirë të ekipeve pretendente për titull, po ashtu dhe për nivelin e stërvitshmërisë dhe kohës për rikuperim.

Nuk u dhanë opsione konkrete lidhur me rifillimin për shkak të daljes së një vendimi nga qeveria, përkatësisht përgjigja nga Ministria e Shëndetësisë, e cila do të vendosë përfundimisht më tej për rifillimin ose dhe jo të aktivitetit sportiv. Duhet thënë se Vllaznia ashtu siç e kishte shprehur edhe më parë, ka qenë dakord për ndërprerjen përfundimtare të garës e këtij mendimi i janë bashkuar edhe Tirana dhe Goga Basket. Pra, tre nga gjashtë ekipet pjesmarrëse të Superligës, duan që të mos ketë më ndeshje për këtë sezon.

Ndërkohë tre ekipet e tjera, Teuta, Partizani dhe Tirana Eagles, presin vendimet e institucioneve shtetërore, duke lënë të hapur idenë e tyre për ta mbyllur sezonin në parket. Megjithatë përderisa tre prej ekipeve kryesore nuk janë dakord për vazhdimësinë, gjasat janë që në Shqipëri kampionati të mos përfundojë. Krejt ndryshe mendohet të ndodhë me kampionatin e femrave. Ndërkohë, shumica e ekipeve pjesmarrëse në të, janë dakord për rifllimin e ndeshjeve, megjithatë edhe për këtë kampionat, priten vendimet e institucioneve shtetërore për të marrë një vendim përfundimtar për kampionatet e basketbollit.

Lexoni dhe kete

KAMPIONATI I FUTBOLLIT TË FEMRAVE RINIS ME 6 QERSHOR

Pas një shkëputje dy mujore, ekipi i Vllaznisë në futboll për femra që prej javës …