Sunday , 25 October 2020

GODINA E GJYKATES SE LEZHES PO RIKONSTRUKTOHET

Godina e Gjykatës së Lezhës e cila pësoi dëmtime nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019 po rikosntruktohet. Punimet kanë nisur prej kohesh dhe pritet të përfundojnë deri në fund të muajit shtator.

Fondet për kryerjen e kësaj ndërhyrje janë alokuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas vlersimit të thelluar që ju bë objektit i cili pësoi dëmtime nga tërmeti. Mungesa e godinës fllimisht ndikoi në veprimtarinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, veçanerisht ne gjykimin e ceshtjeve civile.

Por brenda një kohë të shkurter gjykata u zhvendos në ambjentet e vëna në dispozicion nga prokuroria. Edhe pse në ambjente të kufizuara dhe kushte aspak të përshtatshme u krijua infrastruktura e nevojshme për zhvillimin e seancave gjyqësore të të gjitha ketegorive.

Lexoni dhe kete

AKSION PER LOJERAT E FATIT NE LEZHE DHE KURBIN

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga informacionet e adresuara nga qytetarët …