Saturday , 4 February 2023

“GOLDEN EAGLE YLLI” FITUES I SUPERKUPËS MBARËKOMBËTARE

Skuadra kosovare Golden Eagle Ylli është shpallur fituese e të parës Superkupë Mbarëkombëtare në basketboll për meshkuj. Në ndeshjen finale, të luajtur mbrëmjen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, ajo ka mundur me rezultatin 76 me 67 ekipin e Prishtinës.

Në fakt, ka qenë një fitore mëse e merituar sepse Golden Eagle Ylli e ka udhëhequr ndeshjen nga sekonda e parë dhe deri në fund dhe si rrjedhojë kanë qenë pjestarët e këtij ekipi që në fund i janë gëzuar trofeut.

Kapiteni i kësaj skuadre Gëzim Morina është shprehur mjaft i kënaqur për këtë sukses që është historik sepse është Superkupa e parë Mbarëkombëtare…

Ndërkohë për kryetarin e Ligës Unike Ilir Trebicka dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit Avni Ponari, e rëndësishme është që tashmë basketbolli tregoi se mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk ka më barriera…

Ndërkohë, menjëherë pas përfundimit të Superkupës, këtë fundjavë do të nisë Liga Unike në të cilën do të marrin pjesë 4 ekipe të Kosovës dhe 4 të Shqipërisë, mes të cilave dhe Vllaznia.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA AFRON LOJTARIN E TRETË TË HUAJ NË EKIP

Ditët e fundit kanë sjellë disa ndryshime te Vllaznia në basketboll për meshkuj. Kështu, pas …