GOMARI I BABATASIT, ME 11 PRILL PREMIERE NE “MIGJENI”

“Gomari i Babatasit” nga At Gjergj Fishta dhe në regji të Altin Bashës do vij si premierë në Teatrin ” Migjeni” të Shkodrës me 11 prillë në ora 19:00. Në një konferencë për media nga trupa e kësaj shfaqje dhe vetë regjisori u mësuan disa nga detajet se cfarë përmbanë kjo shfaqje. E ndërsa edhe pse e shkruar rreth 100 vite më parë është shumë aktuale.

Pjesë e kësaj shfaqje janë edhe aktorët e mirnëjohur të Teatrit ” Migjeni” si Zyliha Miloti dhe Besnik Çinari të cilët u shprehen se kjo shfaqje është shumë më tepër se një komedi. Ndërsa roli kryesor ai i Babatasit i është besuar Jozef Shirokës.

Një satirë politike, e cila thumbon ashpër politiken në përgjithësi dhe politizimin e shoqërisë tonë. Muzika e kompzuar nga Endri Sina do egzekutohet drejtë për drejtë nga Banda e qytetit, ndërsa koreograf i kësaj shfaqje është Gjergj Prevazi, Kostumografia dhe Skenografia janë punuar nga Ilirina Loxha- Basha. Një satirë politike e cila thumbon fuqishëm aktualitetin politik të ditës së sotme.

https://youtu.be/1-q5-jOhqW0

Lexoni dhe kete

EDICIONI I 17-te I ÇMIMIT “PJETER GACI”

Për të 17-tin edicion rradhazi po zhvillohet çmimi “Pjetër Gaci” në qytetin e Shkodrës. Konkurset …