GOMONIA E SEKUESTRUAR NE SHENGJIN, 4 PERSONA NE PRANGA

Një gomone e cila ishte trafikuar nga Italia u sekuestrua në brigjet e Shëngjinit mengjesin e se Dieles, ndërsa në pranga janë vënë katër persona.

Të arrestuarit janë:
– Eltion Isufaj , 29 vjeç, banues në Vlorë për veprën penale, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” “Trafikim i mjeteve motorrike”   parashikuar nga nenet 172  dhe 141/a të Kodit Penal
-Nertil Shehu, 26 vjeç, banues në Vlorë,  për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorrike” “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë ” “Kalim i paligjshëm i kufirit” “Fallsifikim monedhash” parashikuar nga nenet 141/a , 172 , 297 dhe  183 të Kodit Penal.  (Nga kontrolli fizik i ushtruar nga Policia, Nertilit i janë gjetur në xhep 100 dollarë të dyshuar të falsifikuar).
– Eduart Musia, 30 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorike” “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” Kalim i paligjshëm i kufirit” parashikuar nga nenet 141/a , 172 dhe 297 të Kodit Penal.
– Arbër Bregu, 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal.

Po nga hetimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Lezhë, dyshohet  se mjeti lundrues Gomone është i trafikuar nga Italia për në Shqipëri nga shtetasit  Nertil Shehu, Eduart Musia dhe Eltion Isufaj. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

QARKULLONTE ME ARME ZJARRI, ARRESTOHET 32-VJEÇARI

Një 32 vjecari nga Shkodra është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi i është gjetur …