Wednesday , 19 December 2018

GRABITEN 5000 EURO NE DOBRAÇ TE RI TE SHKODRES

Kjo është e 4 vjedhja brenda një viti në zonën e Dobraçit të ri në Shkodër. Që të gjitha janë kryer në të njëjtën orë rreth orës 7 të mëngjësit. Sic duket grabitësit kanë vëzhguar lëvizjet e familjes së Anton Selimit në zonë dhe në momentin kur dy djemt e kësaj familje janë largua nga shtëpia për të shkuar në punë, grabitësit kanë hyrë në oborrin e shtëpisë me një automjet tip Alfa Romeo ngjyrë grihe, tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë dal nga automjeti dhe nën kërcënimin e armëve kanë shtrirë për tokë bashkëshorten e Anton Selimit duke e goditur me qytë automatiku pas koke.

Më pas ata janë futur në shtëpi dhe pasi kanë terrorizuar gjithë familjen duke kërkuar ku janë fshehur paratë, njëra nga gratë e shtëpisë u ka tregur sirtarin ku ndodheshin paratë. Me anë të levash kanë hapur sirtarin dhe kanë arritur të marrin rreth 5000 euro dhe janë larguar me shpejtësi. Në momentin që 3 grabitësit kanë hyrë në shtëpi njëri nga ata ka qëndruar në automjet i cili gjatë gjithë kohës ka qenë i ndezur, e zonja e shtëpisë ka njoftuar njërin nga djemt për ngjarjen. I cili është sulur menjëherë me automjetin e tij për të shkuar tek shtëpia dhe pak pa mbërritur grabitësit janë futur në autokolon me mjete tjera të banorëve të zonës të cilët po dërgonin fëmijët në shkollë. Ende nuk ka një të dyshuar rreth kësaj ngjarje, ndërsa policia e Shkodrës ka nisur hetimet.

Lexoni dhe kete

PLAGOSJE ME THIKE NE SHKODER

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur …