GRABITEN ARGJENDARINE NE SHKODER, AUTORET: BIZHUTE I SHITEM

Dalin fakte te reja ne lidhje me vjedhjen e kryere para disa ditesh ne nje nga argjendarite e qytetit te Shkdores. Sipas hetimeve të prokurorisë ka rezultuar se të dyshuarit kanë treguar se aksesorët me vlerë të marrë në argjendari i kanë shitur në argjendari të tjera në Shkodër dhe në Tiranë.

Menjëherë pas këtyre dëshmive janë kryer kontrolle në dyqanet e deklaruara nga të dyshuarit dhe aty janë sekuestruar sendet e grabitura në Shkodër.

Këto sende janë sekuestruar për t’iu rikthyer pronarit në Shkodër, ndërsa gjykata penale ka caktuar për Francesk Vukajn dhe Iraldo Filipin masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.

Hetuesit e kësaj dosje kanë mundur që deri më tani nga kontrollet e kryera të rikuperojnë afro 85 % e aksesorëve të grabitur që arrinë në vlerën e mbi 10 mijë euro.

Lexoni dhe kete

IDENTIFIKOHEN AUTORET E PLAGOSJES NE VAUN E DEJES

Identifikohen autorët e ngjarjes së djeshme ku ka mbetur i plagosur shtetasi Ermir Simoni, 43 …