Saturday , 24 October 2020

GRABITEN DY BANESA, POLICIA ARRESTON AUTORET

Policia e Shkodrës ka zbardhur dy vjedhjet e ndodhura perpara 10- ditesh ne metropolin verior. Për këto dy ngjarje blutë kanë ndaluar dy persona si autorë të dyshuar. Në prangat e policisë kanë rënë Besmir Gjonaj 24 vjeç, banues në fshatin Bardhaj dhe Kristjan Arra 25 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Ndalimi i këtyre dy personave u bë pasi dyshohen se me datë 10 Shtator kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit L. H. 74 vjeç, banues në lagjen “Guerrile” Shkodër.

Gjithashtu këto shtetas dyshohen se vetem pas 3 ditesh nga vjedhja e pare me datë 13 Shtator kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit J. B. 58 vjeç, banues në lagjen “Tom Kola” Shkodër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhjes e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Lexoni dhe kete

AKSION PER LOJERAT E FATIT NE LEZHE DHE KURBIN

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga informacionet e adresuara nga qytetarët …