Wednesday , 18 September 2019

GRABITET DHE I VIHET FLAKA AUTOMJETIT

Një automjet është grabitur dhe më pas i është vënë flaka nga përsona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të së enjtes në hyrje të rruges së fshatit Kakarriq në Lezhë vetem pak metra nga superstrada Lezhë Shkodër. Automjeti tip mercedez me targa aa377kh e cila rezulton në pronësi të shtetasit N.K banues në Balldre të Lezhës është djegur plotesisht. Nga hetimet e para ka rezultuar se automjeti i është marrë me force pronarit, ndërsa po levizte ne drejtim të shtepisë së tij në fshatin Balldre.

Mësohet se dy përsona të paidentifikuar i kanë zënë pritë automjetit dhe nën kërcënimin e armes i kanë kërkuar që të zbresë nga makina drejtuesi, por kanë hasur në rezisetncen e drejtuesit. Në këto kushte autoret janë konfliktuar më të duke e qëlluar me sende të forta dhe mw pas janë larguar me shpejtësi dhe i kanë vënë flaken automjetit vetem 2 km larg vendit ku e kanë grabitur. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital ku ka marrë ndihmen e parë mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jeten.

Gjatë marrjes në pyetje shtetasi N.K ka deklaruar se nuk i ka njohur autoret dhe nuk ka asnjë dyshim mbi motivet e ngjarjes.

Lexoni dhe kete

KALIM I PALIGJSHËM I KUFIRIT, ARRESTOHEN 2 SHTETAS

Policia e Shkodrës ka parandaluar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për dhënie ndihmë …