Thursday , 15 April 2021

Grabitet me arme kazinoja ne qender te qytetit!

Ėshtė grabitur me armė zjarri nje kazino nė qendėr tė qytetit tė Shkodres. Ngjarja e rėndė ka ndodhur rreth orės 19-00 tė sė enjtes pranė pedonales “Kolė Idromeno” tė metropolit verior. Sipas policisė nga deshmitarėt nė vendngjarje njė person ende I paidentifikuar, i maskuar ka vjedhur nėn kėrcenimin e njė arme zjarri tip pistoletė, njė shumė tė konsiderueshme parashė, rreth 400 mijė lėke tė reja.

Grabitėsi ėshtė largua , ndėrsa jashtė dyshohet se e priste edhe njė bashkėpuntorė tjetėr. Gjatė grabitjes nuk ka patur tė lėnduar, ndėrsa policia me tė marrė sinjalizimin mbėrriti nė vendin e ngjarjes. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisė sė kazinosė dhe disa bizneseve tė tjera pranė saj pėr tė indentifikuar autorėt. Sipas tė dhenave mė tė fundit forcat blu kanė arritur tė sigurojnė shenja gishtėrinjsh, por edhe deshmitė e pėrsonave tė cilėt kanė qėnė tė pranishėm gjatė momentit tė grabitjes.  Deri me tani policia nuk ka dhėnė detaje tė tjera mbi identitetin e grabitėsit i cili mendohet se ėshtė nė moshė e re.

Nga Strukturat e Krimit Kundėr Pronės nė Drejtorinė e Policisė Qarku Shkoder, po punohet intensivisht pėr  zbulimin e zbardhjen e rrethanave tė ngjarjes, dukumentimin e plotė ligjor tė saj, si dhe identifikimin e kapjen e autorit. Kazinoja qė ra pre e grabitsve ėshtė vjedhur edhe fillim- vitin e 2014- es, ku edhe atėherė grabitėsit arriten tė marrin njė shumė prej afro 400 mijė lėkėsh tė reja.

Lexoni dhe kete

NDAHET NGA JETA DEPUTETI BASHKIM FINO

NjĆ« lajm i hidhur pĆ«r skenĆ«n politike shqiptare. ƋshtĆ« ndarĆ« nga jeta nĆ« moshĆ«n 58-vjeƧare …