Saturday , 19 October 2019

GRABITET NJE PIKE E TRANSFERIMIT TE PARAVE NE SHENGJIN

Nje pike e transferimit te parave ne shengjin eshte grabitur gjate nates se mbremshme nga disa persona te maskuar. Hajdutet, 5 te tille me maska dhe leva, kane mundur te marrin rreth 5 milion leke te vjetra. Ngjarja eshte regjistruar rreth ores 3 te mengjesit te dites se sotme ne qender te qytetit te shengjinit. Pavarsisht vjedhjes se kryer, hajdutet nuk jane larguar por kane tentuar te vjedhin nje exchange dhe nje pike e shitjesh te lendeve te ndertimit por jane ndaluar vetem nga renia e sinjalit te ketyre bizneseve.

Pasi nuk kane mundur te realizojne plotesisht planin e tyre, hajdutet jane larguar ndersa drejt shengjinit jane nisur forca te shumta policie. Keto te fundit ngriten postoblloqe dhe krehen zonen, por pa mundur qe te bien ne gjurmet e hajduteve pasi ato mbanin maska ne koke dhe identifikimi i tyre behet i veshtire. Banoret e shengjinit thone se vjedhje te tilla nuk ndodhnin prej kohsh ne qender te qytetit dhe krahas sigurise qe arta marrin vete kerkojne qe edhe policia e shtetit te jete me e pranishme gjate nates me kontrollet e tyre dhe jo te fokusohet vetem tek trafiku.

Policia po analizon edhe disa kamera sigurie per te pare nese mund te bjere ne gjurmet e hajduteve te cilet e kishin lene mjetin e tyre ne distance per te mos u filmuar.

Lexoni dhe kete

DENOHET ABUZUESI I VAJZES ME PROBLEME MENDORE

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 3 vjet e katër muaj burg një të moshuar …