Saturday , 20 January 2018
Breaking News

GRABITET NJE SUPERMARKET NE LEZHE

Një supermarket është grabitur në rrugen e “Shtrausit” në Lezhë. Ngjarja ndodhi rreth ores 19:00 të mbrëmjes të së merkures, ndërsa autori ka qenë një i armatosur dhe i mbuluar me një shall. Sipas burimeve grabitesi ka qenë duke lëvizur në këmbë në trotuar, kur ka hyre brenda supermaketit dhe nën kërcënimin e armes i ka kërkuar shitesit që ti japë shumen e parave që kishte në arkë. Nga frika shitesi nuk i ka bërë rezistencë, por është detyruar që ti japë xhiron që kapte vleren e 300 mijë lekëve të vjetra.

Pasi ka marrë sasinë e parave ky autori është larguar në këmbë përmes pallateve aty pranë. Policia e cila u njoftua për ngjarjen u vu mënjeherë në ndjekje të autorit por pa mundur që ta identifije dhe arrestojë atë. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar në komisarit 8 përsona të cilët po merren në pyetje për ngjarjen.

Policia pritet të sekuestrojë kemrat e sigurisë të marketit, të cilat mendohet se kanë filmuar momentin e grabitjes. Dyshimet janë se autori është ndonjë i ri banor i zones aty pranë, që e njeh mirë terrenin.

Lexoni dhe kete

SEKUESTROHEN 4.5 KG HEROINE

57-vjecari Petraq Greku nga Berati por me banim në Tiranë është arrestuar nga policia e …