Thursday , 15 April 2021

GRABITET PIKA E KARBURANTIT NE LEZHE

Një pikë karburanti është grabitur gjatë natës në superstraden Lezhë-Laç.

Ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit të Shënkollit, ndërsa grabitësit kanë qenë dy përsona të maskuar të cilët ende nuk janë identifikuar nga policia.

Sipas të dhënave ata kanë hyrë në këmbë nga pjesa e pasme e karburantit dhe nën kërcënimin e një shkopi bejzbolli dhe një sendi tjeter që dyshohet të jetë armë zjarri pistolete, kanë arritur të marrin xhiron e pikës së karburantit me vlerë 1 milion lek të vjetra.

Pasi kanë kryer grabitjen dy përsonat janë larguar sërish në këmbë nga pjesa e pasme e karburantit, ndërsa në lidhje me ngjarjen është njoftuar menjëherë policia.

Blutë janë vënë në ndjekje të autoreve, por pa mundur ende që të bien në gjurmet e tyre. Në cilësinë e proves matëriale është gjetur dhe sekuestruar shkopi i bujzbollit i përdorur nga autoret si dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë të karburantit të cilët po analizohen me qëllim identifikimin e tyre.

Dyshimet janë se autoret mund të jenë të rinj që e njohin mire zonen, por duke qenë se janë se kanë qenë të maskuar identifikimi i tyre duket mjaft i vështire.

Lexoni dhe kete

PEZULLOHEN NGA PUNA 4 EFEKTIVE POLICIE NE LEZHE

Festimi i pazakontë i ditëlindjes së shefes së tyrë, ju ka kushtuar vendin e punës …