GRABITJA E BANKES NE LAÇ, SHOQEROHEN DISA PERSONA

Një ditë pas grabitjes së një banke të nivelit të dytë në qytetin e Laçit, policia ende nuk ka rënë në gjurmet e autoreve.Pavarësisht se ishin në dreken e fundvitit në një lokal në Mamurras, policia thotë se kanë shkuar brenda 3 minutash në vendin e ngjarjes.Nga deklarimet e marra në grabitje janë përfshirë tre persona, dy prej të cilëve të armatosur me pistoleta dhe i treti me një vare, me të cilën ka thyer xhamin e derës së bankës.Nën kërcënimin e armës, autorët kanë marrë një sasi parash pa specifikuar shumën e grabitur.Sipas të dhënave “Banka nuk ka qenë e hapur për klientët, por ka qenë duke u kryer veprimet e brendshme të saj.

Në lidhje me ngjarjen, janë ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli, në të gjitha akset që lidhin qytetin e Laçit me qytetet e tjera.”Grupi hetimor po sekuestron çdo provë sado të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes. Njëkohësisht po vijon puna për sekuestrimin e të gjitha kamerave në të gjitha drejtimet që të çojnë në bankën ku ndodhi ngjarja. Deri tani janë shoqëruar disa persona, si dhe janë kontrolluar banesa e garazhe”, sqaron policia.Gjithashtu specialistë të bankës qendrore të këtij filiali po punojnë për përcaktimin e shumës së parave të vjedhura.

Lexoni dhe kete

TJETERSIMI I PRONAVE, LIROHET NENKRYETARI I BASHKISE LEZHE

Gjykata e Lezhës vendosi ndryshimin e mases së sigurisë për Nën Kryetarin e Bashkisë Lezhë …