GRABITJE ME ARME NE FSHATIN SHIRQ

“Me kane vene konopin ne fyt. U perplasa me ta por ata ishin te armatosur”.Jane keto fjalet e Mark Alija nga fshati Shirq i Shkodres i cili gjate nates te se martes ishte pre e dy grabitesve.

72 vjecari Mark Alija shpjegon se personat ne fjale e dinin mire dhe cdo gje ishte e planifikuar. Pasi njeri nga agresoret ka punuar ne shtepin e tij se bashku me babain.

Grabitesit kane arritur qe te thyejn sistemin e alarmit dhe me mjete te forta kane shperthyer edhe deren e kryesore te oborrit dhe me pas me mjete te forta kane shperthyer dritaren e shtepise.

Pak ore me vone policia ka arritur te arrestoi dy grabitesit Kristian Marashi dhe Julian Vatnikaj . Ata jane arrestuar ne Tirane ku eshte sekuestruar edhe mjeti tip Fuoristrade Benz ML nje sasi lekesh dhe disa sende tjera te cilat i jane grabitur shtetasit Mark Alija.

Lexoni dhe kete

POLICIA E SHKODRES MERR NJE TELEFONATE URGJENTE, JA ÇFARE NDODHI NE LAGJEN “SALO HALILI”

Shkodër – Informacion Paraprak Më datë 14.06.2018 në orën 17:15, jemi njoftuar se në lagjen …