Breaking News

GRABITJE NE NJE PIKE KARBURANTI NE LEZHE

Një roje karburanti mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë një grabitja mbrëmjen e së shtunës në zonen e Lezhës. Ngjarja ndodhi pranë një pikes karburanti në askin rrugor dytësor që lidh Lezhën me fshatin Rrilë. Sipas burimeve grabitësi ka qenë i maskuar dhe i armatosur në momentin e ngjarjes, ndërsa roja i karburantit i ka bërë rezistence, duke u përleshur me të. Në këtë moment grabitësi i është përgjigjur me armë, duke qëlluar me një plumb pistolete rojen shtetasin Martin Prengda.

Ky i fundit ka marrë një plumb në këmbë është dërguar menjëherë drejt spitalit traumes në Tiranë nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jeten. Në momentin e ngjarjes pranë pikës së karburantit ka qenë edhe shitesi i cili ka parë të gjithë atë çfarë ka ndodhur, por pa mundur që ta identifikojë autorin e ngjarjes per faktin se ka qenë i maskuar. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët janë vënë në ndjekje të autorit por pa mundur që të bien në gjurmet e tij.

Mësohet se grabitësi ka qenë i vetëm gjatë aksionit, duke marrë një shumë prej 50 mijë lekësh të vjetra nga arka e pikës së karburantit dhe është larguar me një makinë pa targa. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të parë nëse mund të bihet në gjurmët e autorit, ndërsa si prove materiale është sekuestruar dhe një gëzhojë pistolete që u gjet në vendin e ngjarjes.

Lexoni dhe kete

NGJARJE E RENDE NE SHIROKE, NJE FEMIJE…

Nje ngjarje e rende sapo eshte rregjistruar ne zonen e Shirokes. Nje femije ka rrezikuar …