GRABITJET NE LEZHE, REAGON PD

Grabitjet e ndodhura ditet e fundit ne Lezhe kane sjelle edhe reagimin selise blu. Per kreun e demokrateve te Lezhes Paulin Marku, policia ka harruar misionin e saje ne sherbim te publikut dhe po merret me ruajtjen e plantacioneve te hashashit, ndersa ka riperseritur apelin e bere edhe nga selia qendrore e partise demokratike, ku u kerkohet qytetareve qe te veteruhen pasi nuk po mbrohen nga ata qe duhet te kryejne kete mision.

Ngjarjet e fundit ne Lezhe vazhdojne te mbeten pa autor, ndersa qytetaret po ndjehen te frikesuar per pronen e tyre, kjo edhe me rastet e shtuara te grabitjeve me arme. Asnje prej ketyre grabitjeve qe kane qene te vazhdueshme ne Lezhe nuk eshte zbardhur, duke e bere akoma me te frikshme situaten me rendin dhe sigurine publike.

Lexoni dhe kete

MEDIU: NË ZGJEDHJET E 25 PRILLIT, QYTETARËT TË SHOHIN INTERESAT E TYRE

Kreu i PR, Fatmir Mediu, zhvilloi disa takime me banorë të zonës së Levanit të …