GRANATA DORE ISH SHEFIT TE POLICISE SHKODER

Dy granat dore prodhime te para viteve 90-te njera prej tyre ka shperthyer ne oborrin e shtepise se ish-shefit te komisariatit te policise Shkoder dhe ish deputetit te Kuvendit te Shqiperise, Shyqyri Çela. Demet jane minimale ndersa ne shtepi ndodhej i vetem shtetasi Çela i kthyer nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes nje muaj me pare. Shyqyri Çela eshte kthyer nga SHBA nje muaj me pare ku edhe jeton me familjen e tij. Ne momentin e shperthimit te granates ai ndodhej i vetem ne shtepi pasi pjesa tjeter e familjes ndodhet ne SHBA.

Ka qene rreth ore 3 te mengjesit kur ne lagjen Rus te Shkodres eshte degjuar shperthimi i granates. Ne vend ngjarje policia ka gjetur dhe ka sekuestriar ne cilesine e proves materjale edhe granaten e cila nuk ka shperthyer. Nga shperthimi i granates eshte demtuar nje nga xhamat e dritareve te shtepise. Shyqyri Çela eshte shprehur ne polici se nuk ka konflikte me askend dhe se nuk ka asnje pretendim apo dyshim se pse mund te kete ndodhur kjo ngjarje. Ai ka qene shef komisariati policie ne fillimet e viteve 90-te ne Shkoder dhe Peshkopi, ndersa ne vitin 1996 ai eshte zgjedhur deputet i Partise Aleanca Demokratike ne Kuvendin e Shqiperise. Ne vitin 1998 ai eshte larguar per ne SHBA se bashku me familjen e tij.

Ku shkak dyshohet te kete qene nje konflik i vellait te tij Ilir Çelaj, ngjarje e ndodhur ne qender te qytetit te Shkodres ku ka pasur edhe shkembin zjarri mes vellait te tij dhe disa personave tjere. Nga ky vit Shyqyri Çela jeton ne SHBA dhe se cdo vit ai ka ardhur ne Shkoder dhe Shqiperi ku ka qendruar per disa muaj.

Lexoni dhe kete

LEZHE, POLICIA RRUGORE AKSION NDAJ KUNDRAVAJTESVE

Shtimi i numrit të automjeteve që lëvizin në rruget e Qarkut të Lezhës, ka vënë …