Wednesday , 24 July 2019

GRATE FERMERE TE IBALLES KULTIVUESE TE FASULES

Ata e ruajnë me fanatizëm dhe është kthyre në një burim të ardhurash. Fasulja e zonës së Iballës ne Pukë ka mbi 100 vite që kultivohet, ruajtja e farës ka bërë që të jetë shumë njohur sidomos në zonën e veriut.

Punën e bëjne gjithë së bashku, ndërsa gratë e zonës së Iballës së Pukës janë ato që kanë marrë përsipër që varieteti autokton të vazhdoj të jetë i kërkuar dhe të kultivohet.

Falë edhe mbështetjes nga ana e AICS e cila financuar projektin “Aleanca për zhvillim dhe vlerësim të bujqësisë familjare në veri të Shqipërisë”, zbatuar nga qëndra e gruas “Hapat e lehtë” në bashkëpunim me COSPE, RTM dhe PFD janë 14 gra të zonës së Iballës së rrethit Pukë që merren kryesisht me kultivimin dhe prodhimin efasules autoktone.

Ndërsa interesant është fakti se tregu është mjaft kërkues për këte lloj varieteti.

Lexoni dhe kete

“MIRËNJOHJA E QYTETIT” PËR HAXHI FEJZI ZAGANJORIN

Myftinia Shkodër dhe Këshilli i Bashkisë Shkodër kanë organizuar pasditën e së premtes ceremoninë e …