Breaking News

GRUMBULLOHEN KOMBËTARET E MOSHAVE, VETËM 1 NGA VLLAZNIA

Paraditen e së hënës në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit, trajner i kombëtares U19 Nevil Dede dhe ai i kombëtares U17- shkodrani Elvin Beqiri, kanë dalë në një konferencë për shtyp ku kanë folur për ndeshjet e rradhës të ekipeve të tyre. Njëkohësisht kanë publikuar edhe listat e lojtarëve që kanë ftuar për këto takime. Ajo që bie në sy është se ndër 48 futbollistët e thirrur në këto dy kombëtare, vetëm një futbollist është nga Akademia Vllaznia.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Egzon Shimaj që është grumbulluar në kombëtaren U19. Ndërkohë tek ajo U17, ndonëse tashmë drejtohet nga një shkodran si Beqiri, nuk ka asnjë futbollist kuqeblu. Por nga ana tjetër, në listën e bërë publike prej tij janë tre futbollistë të tjerë shkodranë që vijnë nga ekipet private të këtij qyteti. Bëhet fjalë për portierin Enis Ujkaj që vjen nga ekipi “Skutari” dhe mbrojtësit Marçelino Preka i KF Shkodra dhe Paulo Pjeshka i Akademisë Ajaks. Kuptohet që kjo është një zgjedhje trajnerësh por duket se grumbullimet e fundit të këtyre dy kombëtareve të moshave, kanë sjellë pakënaqësi në klubin Vllaznia.

Drejtori teknik i Akademisë Alban Neziri është shprehur shumë kritik në lidhje me listat e lojtarëve duke thënë se janë ndryshuar trajnerët, por sistemi është i njëjtë. Sipas tij, duket pak e palogjikshme të ftohen lojtarë nga ekipet amatore dhe nuk ftohen lojtarë nga Akademia Vllaznia që po spikasin në kampionatet e Ligës Profesioniste. Megjithatë ky është realiteti dhe ekipet kombëtare të moshave bëhen gati për ndeshjet e rradhës. Ekipi U17 do të marrë pjesë në një turne që do të zhvillohet javën tjetër në Turqi dhe do të ndeshet edhe me Spanjën.

Lexoni dhe kete

ZYRA RAJONALE E FSHF-së ORGANIZON KUPËN “PAULIN NDOJA”

Tradita e mirë e nisur në Shkodër për nderimin e figurave të futbollit, ka vijuar …