Saturday , 18 August 2018
Breaking News

GURAKUQI: INVESTIMET E QEVERISE NE SHKODER, TE ULETA

Investimet nga qeveria e Ramës në vitet e fundit kanë qenë shumë të ulëta në Bashkinë Shkodër, por edhe në të gjithë veriun. Një deklaratë e tillë vjen nga deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun Shkodër, Romeo Gurakuqi. Për këtë, ai fajëson edhe deputetët e mazhorancës të Qarkut Shkodër, të cilët sipas tij kanë bllokuar edhe fonde të ndryshme për Shkodrën.

Gjithashtu, Gurakuqi ndal edhe tek zgjedhjet e ardhshme lokale, duke premtuar që Shkodra do të ketë një përfaqësim dinjitoz në zgjedhjet për kryetar bashkie.

Ndërkohë, muaji shtator pritet të rikthejë opozitën në protestat e rradhës ndaj qeverisë, ashtu siç është theksuar edhe më herët nga përfaqësues të Partisë Demokratike.

Lexoni dhe kete

DESHTIMI I KONÇESIONIT TE CHECK UP-it

Konçesioni i check up-it ka deshtuar, ndërkohë që në 3 vite koncesionarit i janë paguar …