Breaking News

“GURI I ZI, N’FEST”, PROMOVIMI I VLERAVE TE ZONES

Bashkia Shkodër ka organizuar këtë të premte aktivitetin “Guri i Zi n’FEST”. Një aktivitet që zhvillohet për të dytin vit më rradhë dhe ka në fokus promovimin e vlerave dhe resurseve të territorit. Ky aktivitet realizohet në kuadër të promovimit të trashëgimisë kulturore e natyrore, të produkteve bujqësore e blegtorale dhe të realiteteve të reja agroturistike të krijuara në zonë, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin social – ekonomik të gjithë territorit të Njësisë Administrative Guri i Zi. Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, premtoi më shumë mbështetje ndaj kësaj zone.

Në këtë festë u zhvilluan një sërë aktivitetesh artistike, sportive, vizita për promovimin e pasurive kulturore e natyrore si dhe prezantim i produkteve agro-bujqësore dhe gatimeve tradicionale të zonës.

Lexoni dhe kete

PROJEKT I RI PER LIQENIN E SHKODRES

Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama, e ka nisur këtë të enjte me një lajm …