GURI: MË VJEN KEQ PËR SITUATËN KU NDODHET VLLAZNIA

Në ndeshjen Vllaznia- Kukësi, lojtari më i mirë në fushë për të dy ekipet, ka qenë sulmuesi shkodran i Kukësit Sindrit Guri. Ai jo vetëm ka shënuar por ka qenë edhe protagonisti kryesor i fitores për skuadrën e tij. Në një prononcim për mediat pas ndeshjes, ai ka folur edhe për Vllazninë duke shprehur natyrisht keqardhjen për gjendjen ku ndodhet ajo.

Nga ana tjetër, Guri po spikat sidomos në këtë sezon me paraqitjet e tij dhe pyetjes nëse pret një ftesë nga kombëtarja shqiptare, ai i është përgjigjur.

Guri është një nga futbollistët e dalë nga Akademia Vllaznia por që asnjëherë nuk e gjeti veten tek kjo skuadër ndërkohë që tashmë është shndërruar në pikë referimi të merkatos teksa e kërkojnë shumë skuadra si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Lexoni dhe kete

ZHVILLOHET EDICIONI I XVII-të i TURNEUT “NËNË TEREZA” NË XHUDO

Për të 17-tin vit me rradhë në Shkodër është zhvilluar turne ndërkombëtar i moshave në …