Wednesday , 18 September 2019

GURISHTA: VLLAZNISË NUK I BËN PUNË AS BARAZIMI ME ILIRINË

Pas fitoreve ditën e djeshme të Erzenit dhe Dinamos, fitorja e Vllaznisë në takimin e rradhës ndaj Ilirisë, atë që do të luhet pasditen e së hënës në Fushë- Krujës, konsiderohet një domosdoshmëri. Kjo ngaqë vetëm kështu mund të ruhet diferenca me këto ekipe. Për mbrojtësin Erdenis Gurishta, skuadrës shkodrane nuk i bën punë as barazimi në këtë përballje dhe për këtë arsye, objektivi do të jetë vetëm fitorja.

Gurishta po luan në disa pozicione në repartin e mbrojtjes këtë sezon dhe duket se është ambjentuar mirë me lojtarët e tjerë të prapavijës me të cilët sipas tij, po mundohet të bëjë më të mirën për Vllazninë.

Ndeshja Iliria- Vllaznia do të nisë në orën 14.00 të së hënës dhe do të luhet pa praninë  e  tifozëve për shkak të dënimit të fushës së Fushë- Krujës.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS ME RAKAJN E MEMÇAJN

Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk është përqendendruar vetëm tek blerja e lojtarëve të huaj …