Wednesday , 30 September 2020

GUSHTI RRIT NUMRIN E PUSHUESVE NE TALE

Plazhi i Talës në Lezhë është kthyer një nga destinacionet turistike më të pëlqyera. Muaji gusht ka rritur numrin e pushuesve në këtë zonë turistik e cila po frekuentohen nga qytetar të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si dhe shqiptar të Kosoves.

Pastërtia e ujit dhe rërës, hapësirat e bollshme publike dhe çmimet konkuruese janë disa nga arsyet që ky plazh po merr gjithnjë e më shumë vemendje.

Teksa vlersojnë plazhin e Tales pushuesit kërkojnë më teper investime si nga privati ashtu dhe nga shteti.

Numri i pushuesve në bregdetin e Tales në Lezhë po njeh rritje nga viti në vit, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë ditor për shkak të numrit të kifizuar të strukturave akomoduese.

Lexoni dhe kete

NË MJERIM 10 MUAJ PAS TËRMETIT

Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh, një zonë që ndan Kurbinin me Krujën, janë …