Thursday , 22 August 2019

HALILI: DO VIJNË TË TJERË BASKETBOLLISTË TEK VLLAZNIA

Tek Vllaznia e basketbollit kanë firmosur së fundi edhe dy amerikanët Hoëard dhe Bradford ndërkohë që ka ardhur për provë edhe një tjetër amerikanë, Leo Xhon Svete. Përpjekjet e drejtuesve të ekipit po vazhdojnë madje për të sjellë të tjerë lojtarë cilësorë dhe drejtori teknik Altin Halili në një prononcim për mediat është shprehur se ekipi me ndryshimet e fundit është shumë më i fortë nga sa ka qenë në gjysmën e parë të sezonit.

I pyetur ndërkohë për objektivin e Vllaznisë, Halili është shprehur se prioritet është padyshim shpëtimi i ekipit nga rënia prej kategorisë.

Javën e ardhshme ndërkohë pritet që të vijnë në provë edhe dy basketbollistë të tjerë të huaj të cilët shpresohet ta forcojnë edhe më shumë Vllazninë e cila ndodhet në një moment delikat në renditje dhe prandaj këto ndryshime janë të nevojshme për ta nxjerrë ekipin nga kjo gjendje.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FIRMOS EDHE ME DY BRAZILIANË TË TJERË

Pas Emerson që firmosi pak ditë më parë, mesditën e së mërkurës edhe dy futbollistë …