Sunday , 17 December 2017
Breaking News

HAPEN PORTAT E HIDROCENTRALIT TE SHKOPETIT

Rritja e nivelit të liqeneve të Ulzes dhe Shkopetet, kanë detyruar korporaten energjitike të hapë portat e hidrocentralit të Shkopetit. Që prej pasditen të së dieles nga ky hec kanë nisur shkarkimet të cilat sipas të dhënave sëbashku me prodhimin e energjisë janë në masen 700 meter kub në sekond.Këto shkarkime konsiderohen normale dhe brenda paramentrave.Prurjet e lumit Mat janë shtuar, por që nuk përbën rrezik për fshatrat e Lezhës dhe Kurbinit nga kalon ky lum.Sipas Emergjencave Civile në Prefekturen e Lezhës rreziku mund të rritet, rritet nëse këto shkarkime arrijnë në nivelin e 1500 metrave kub për sekondë.

Gjatë kwtij viti është realizuar një investim për forcimin e argjinatures së Lumit Mat në zonat ku kishte probleme dhe kjo është një garanci më shumë për të shmangur përmbytjet.Përsa i takon situatës në Qarkun e Lezhës, Shtabi i Emergjencave Civile ka bërë të ditur se të gjithë lumenjtë që përshkojnë këtë rajon janë në kuota normale dhe për momentin nuk përbëjnë asnjë rrezik për përmbytje.Ajo çfarë mbetet problem është energjia elektrike e cila është ndërprere sërish në disa fshatra si pasoje e defekteve në rrjet të shkaktuara nga moti i keq.

Lexoni dhe kete

RRUGA E DUKAGJINIT, BANORET E ZONES KERKOJNE NDERHYRJE

Rruga e Dukagjinit vijon te jete nje problem serioz per banoret e kesaj zone. Per …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin