Wednesday , 4 August 2021

HAPET ANKANDI PËR SHITJEN E VLLAZNISË, FITUESI ME 9 MARS

Lajme të mira për klubin e Futbollit Vllaznia. Bashkia Shkodër prej 5 ditësh ka hapur procedurën e ankandit për shitjen e tij, procedurë e cila sipas ligjit do të zgjasë 21 ditë. Si rrjedhojë, fituesi i ankandit pritet të shpallet më datë 9 mars në orën 10.00.

Kjo do të jetë një proçedurës e ankandit të hapur dhe Bashkia Shkodër ka marrë vendimin për të shitur 100 për qind të aksioneve të saj në këtë klub. Vlera fillestare e shitjes do të nisë nga shuma 507 milionë e 940 mijë lekë të vjetra. Nga kjo vlerë do të fillojë ankandi dhe më pas, nisur edhe nga interesimi i biznesmenëve pritet që ai të rritet.

Deri më tani, janë shprehur publikisht si të interesuar për blerjen e klubit Vllaznia sponsori aktual Alban Xhaferi si dhe dy ish- presidentët e tij Valter Fushaj e Agron Çela. Përpos tyre, mund të ketë edhe të tjerë të interesuar, megjithatë çdo gjë do të mësohet deri më datë 9 janar kur është edhe afati i fundit për shprehjen e interesit dhe dorëzimit të kërkesës për pjesmarrje në ankand.

Në pamje të parë, nisur nga vlera jo e madhe e nisjes së ankandit, mund të ketë interes të madh për të marrë pjesë në të, por shumë biznesmenë duket se kushtëzohen nga vlera e konsiderueshme e borxheve që klubi Vllaznia ka aktualisht dhe të cilat duhet t’i marrë përsipër blerësi për t’i paguar.

E rëndësishme është që tashmë procesi i shitjes ka hyrë në fazën përfundimtare dhe të gjithë shpresojnë që më 9 maj të ketë një fitues. Nëse do të ndodhte kështu, do të ishte diçka e mirë sepse do të kishte më shumë shanse për liçensimin në Kupat e Europës.

E rëndësishme është që njeriu i cili do ta blejë Vllazninë, do ta marrë atë tashmë në kushte krejt të tjera dhe në një moment jashtëzakonisht të mirë, çka do të thotë se e ardhmja e këtij klubi duket se do të jetë shumë më e mirë tani e tutje.

Lexoni dhe kete

FSHF HEDH TË PREMTEN SHORTIN E KAMPIONATIT TË RI

Federata Shqiptare e Futbollit do të hedhë paraditen e së premtes shortin e Kategorisë Superiore …