Wednesday , 24 July 2019

HAPET KANALI QE LIDH LAGUNEN E KUNE-VAINIT ME DETIN

Laguna e Kune-Vainit në Lezhë tashmë do të ketë komunikim me detin.Kanali i cili ishte mbyllur prej vitesh është hapur dhe zgjeruar, ndërsa do të mirmbahet në vazhdimësi.Investimi është realizuar nga Ministria e Mjedisit me mbështetjen e Organizates Botërore për Mbrojtjen e Mjedisit.Eksperti i Mjedisit Jak Gjini, thotë se hapja e këtij kanali ka qenë domosdoshmeri për ti dhënë frymarrje lagunes dhe kjo do të eliminojë ndotjen që ishte krijuar në lagunë.
Krahas hapjes së këtij kanali do të ndërhyhet dhe në përmiresimin e dunave në bregdet të cilat pengojnë erozionin si dhe në përmiresimin e pyjeve brenda lagunes të cilët janë dëmtuar gjatë viteve të fundit.

Lexoni dhe kete

KATASTROFAT NATYRORE, TAKIM SHQIPËRI – MALI I ZI

Katastrofat natyrore kanë bërë bashkë në një takim përfaqësues të Shqipërisë dhe Malit të Zi, …