Sunday , 19 September 2021

HAPET PAVIONI I TRETË I COVID 3 ME SHTRETËR TË LIRË

Këtë të dielë është hapur edhe pavioni i tretë në Spitalin COVID 3 për të pritur të sëmurët. Zv. drejtorja e QSUT, Arjana Strakosha, tha në një komunikim për mediat se ka ende kapacitete shtretërish të lirë për t’iu shërbyer qytetarëve.

Ajo theksoi se janë në gjendje të gatshme për të mirëpritur të gjitha llojet e stadeve të sëmundjeve me investimet përkatëse.

Sipas Strakoshës, alarmi që janë pakësuar kapacitetet spitalore, për momentin apo deri në skenarët aktualë nuk është i vërtetë.

Në fakt, situata në vendin tonë vijon të rëndohet, ku çdo ditë ka rritje të numrit të infektuarve, por edhe të viktimave.

Lexoni dhe kete

LEZHE, NE RADHE PER TE PAGUAR ENERGJINE ELEKTRIKE

Pagesa e faturavë të energjisë elektrike është kthyer në sfidë për qytetaret në Lezhë. Prej …