Thursday , 22 February 2018

HAPET SHKOLLA E MESME “ADEM HAXHIJA” NE POSTRRIBE

Shkolla e mesme e bashkuar “Adem Haxhija” ne Njesine Administrative Postrribe te Bashkise Shkoder eshte hapur. Ky eshte vendimi i fundit i Inspektoriatit Shteteror Shendetesor Shkoder, pas nje inspektimi te kryer kete te Hene ne kete shkolle. Por, nderkohe me heret kryeinspektorja Arsida Tyli tha se qe ne muajin qershor i eshte lene detyre Bashkise Shkoder te nderhyje.

Nga ana tjeter, administratori i Postrribes, Altin Shabaj, pohoi se jane plotesuar 4 kushtet e percaktuara nga Inspektoriati Shteteror Shendetesor Shkoder dhe kerkoi hapjen e shkolles per nxenesit e kesaj zone.

Me heret ka qene bordi i prinderve i cili ka denoncuar mungesen e ujit te pijshem dhe papastertine ne ambjentet e shkolles dhe pas inspektimeve eshte vertetuar se banjot e shkolles jane jashte cilesise higjeno-sanitare. Si rrjedhoje, shkolla eshte mbyllur qe prej te enjtes, por rreth 700 nxenes te kesaj shkolle do te rikthehen ne banka qe pasditen e kesaj te Hene.

Lexoni dhe kete

REFORMA E UJIT, SENSIBILIZOHEN QYTETARET NE LEZHE

Reforma e qeverisë për ujin ka sjellë sensibilizim të qytetareve në Lezhë për të shlyer …