HAPJA E GURORES DHE NDERTIMI I RRUGES PER MAKINERITE E RENDA

Banorët e fshatit Milan në Njësinë Administrative Postribë të Bashkisë Shkodër kanë dalë këtë të hënë në një protestë për të kundërshtuar hapjen e një guroreje dhe ndërtimin e rrugës për makineritë e rënda të një biznesi. Banorët janë kundër këtij veprimi. Sipas tyre, nuk bëhet fjalë vetëm për dëmtim të ekosistemit dhe prishje të kullotave, por edhe për rrezik shembje dhe rënie gurësh drejt banesave të tyre. Apeli i tyre shkon në drejtim të institucioneve për ndërhyrje.

Më herët, banorët kanë nënshkruar një peticion me 120 firma, dërguar presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe kryebashkiakes Ademi, por deri tani askush nuk u ka dhënë përgjigje. Ndërkohë një ditë më parë, ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, theksoi se biznesi i guroreve nuk mund të ngrihet në kundërshtim me mjedisin dhe komunitetin dhe ky biznes duhet të zhvillohet në bazë të standardeve të reja.

Lexoni dhe kete

RREZIKU I SEMUNDJEVE KARDIOVASKULARE

Numri i përsonave që vuajnë nga sëmundjet e zemres po njeh rritje në kohët e …