HAPJA E PIKAVE KUFITARE NE LIQENIN E SHKODRES

Shqipëria dhe Mali i Zi po punojnë intensivisht për hapjen e dy pikave të kalimit kufitar në Liqenin e Shkodrës, dhe pikërisht mes fshatit Zogaj dhe krahinës së Krajës në shtetin fqinjë. Bëhet fjalë për një pikë kalimi kufitar tokësore dhe një pikë kalimi kufitar ujore, ku kjo e fundit mësohet se do jetë e vendosur në fshatin Skje në territorin e Malit të Zi. Nga ana tjetër mësohet se nga fshati Zoga deri në kufi do bëhët e mundur hapja e rrugës me një gjatësi prej 5 km dhe do vendoset një pikë kalimi kufitar. E cila do krijoj edhe lehtësi në qarkullimin e mjeteve kryesisht turistëve dhe do zhbllokoi qarkullimin e turistëve përmes pikës së Muriqanit.

Nga ana tjetër ka qenë vetë kryeministri i Malit të Zi Markoviq i cili dy muaj më parë është shprehur se po punohet në hartimin e një projekti për hapjen e kësaj pike kalimi kufitar. Por se kur do nis puna ende nuk bëhët e ditur pasi kërkesa nga Shqiptarët në dy anët e kufirit ka ardhur për hapjen edhe të pikave tjera kufitare, por që sipas Malit të Zi duhen parë mundësitë dhe kushtet.

Hapja e pikës mes Shkodrës dhe Krajës në brigjet e liqenit të Shkodrës do ndikonte pozitivisht në rritjen ekonomike të dy anëve të kufirit, por edhe në nxitjen e turizmit. Nga ana tjetër nuk flitet për hapjen e një pike kufitare mes Shkodrës dhe Virpazarit përmes liqenit, një iniciativë e cila është ndërmarrë që në vitin 2006 por që ka mbetur e pa përfunduar.

Lexoni dhe kete

LEZHA ÇEL SEZONIN TURISTIK

Bregdeti i Lezhes me plazhet e Shengjinit dhe Tales ewshte gati per sezonin turistik veror …