Monday , 21 January 2019

HARROHEN PUNIMET NE NJE PJESE TE BLLOKUT TE PALLATEVE XHABIJE

Nje pjese e bllokut te pallateve ne Xhabije te qytetit te Shkodres vijon te jete e lene ne harrese nga Bashkia Shkoder. Edhe pse nuk ka reshje shiu prej disa ditesh, rruga ne kete zone ndodhet mes gropash me uje. Banoret e kesaj lagje qendrojne me shprese se nje dite do te nisin punimet edhe ne kete zone. Sipas tyre, lagjia eshte kthyer ne pishine, sidomos kur ka reshje shiu dhe kalimi eshte teper i veshtire.

Mjetet e punes vijojne te jene ne kete zone, por nuk dihet kur do te nis asfaltimi i rruges. E vetmja nderhyrje ne kete eshte ne trotuaret e lagjes. Punimet ne kete lagje ne fakt ishin planifikuar te nisnin me 22 gusht te 2016-es dhe te perfundonin pas 7 muajsh.

Lexoni dhe kete

MOTI I KEQ, DEME TE SHUMTA NE FSHATIN KOSMAÇ

Moti i keq me erëra të forta dhe reshje dëbore ka shkaktuar dëme të mëdha …